Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është shtyrë për javën e ardhshme vendimarrja për procedurën parlamentare që do të ndjekë Kuvendi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe 7 projekligjeve që bëjnë të zbatueshëm reformën në drejtësi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar në fillim të seancës vetëm depozitimin e ndryshimeve kushtetuese, qe është hapi i parë për miratimin e reformës ne drejtësi.
Njoftimi i parapriu një mbledhje me disktuime të Konferncës së Kryetarëve, ku është vendosur që të enjten tjetër, në 30 qershor të mblidhet sërish Konferenca e Kryetareve dhe të përfshijë ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e emergjencës në kalendarin 3 javor të punimeve të saj.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-mblidhet-konferenca-e-kryetareve/