Servet Pëllumbi publikon ditarin politik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dëshmi autentike e ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1991-1996 mbërrin për lexuesin nga akademiku Servet Pëllumbi. Vite të vështira tranzicioni që u përkthyen për shqiptarët në një sërë ndryshimesh ende sot të dhembshme, të vërteta politike, personazhe e ngjarje konkrete vijnë të publikuara si një ditar politik, nga një prej njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste dikur. Pëllumbi preferon që të ndajë me publikun edhe të vërtetat më të hidhura që e detyruan atë të largohej nga kandidimi në postet drejtuese të Partisë Socialiste, por pa u shkëputur asnjëherë prej saj. Në këtë botim nuk mungon as rrëfimi per konfliktin politik i tij me ish-kreun Fatos Nano. Libri i promovuar në ambientet e Akademisë së Shkencave u vlerësua nga botues, shkrimtarë, akademikë, redaktorë e politikanë për vlerat që i përcjell historisë dhe apelin për një politikë më të moralshme.