http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sali Berisha ka kaluar ne sulm për reforme ne drejtësi; nje pozicion qe ai se ka mbajtur me pare ne parlament, pasi nga foltorja ai ka folur për kete çështje vetëm kur i eshte dashur t?u kundërpërgjigjet pjesëtareve te maxhorances. Por ky pozicioni i ri i ish-kryetarit te demokrateve nuk ka sjelle risi ne artikulimin e tij per reformën, konsensusi per te cilën vazhdon te mbetet peng i rekomandimit 88 te Komisioni te Venecias. Por mënyra se si palet e lexojnë rekomandimin 88 është e ndryshme; opozita preferon ti referohet pjese se dyte te ketij rekomandimi e maxhoranca i ka kujtuar pjesën e pare te tij. Çështja qe sot bllokon kompromisin per reformën eshte procesi i rivlerësimit te prokuroreve e gjyqtareve, ose siç quhet ndryshe Vetingu. Ish-kryeministri Berisha ka theksuar se Vetingu nuk mund te behet nga ndërkombëtaret, deklarate qe ka sjelle reagimin e forte te shumicës. Por debati per reformën ne drejtësi ka sjelle nje debat per Kushtetutën dhe deputeti Ben Blushi ka kërkuar qe presidenti te votohet nga populli dhe nen shembullin e faktorit ndërkombëtar, edhe Blushi u ka bere thirrje individuale deputeteve per votën e tyre. Blushit i eshte kundërpërgjigjur socialisti Xhafaj, i cili ka sqaruar se nje propozim i tille është bere, por eshte hedhur poshtë me arsyetimin se kjo çështje nuk hyn tek kompetencat e komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi.