http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka hequr nga rendi i ditës dekretin e presidentit te Republikës per masat e sigurisë. Kreu i grupit parlamentar socialisti Gramoz Ruci argumentoi kërkesën me faktin qe kjo çështje duhet te shihet me me shume vëmendje nga deputetet, por homologu demokrat Paloka deklaroi se arsyeja e vetme është mungesa e votave per te rrezuar presidentin. Dy dite me pare kur dekreti u shqyrtua ne Komisionin e sigurisë, aleati i PS, PDIU bashkoi votat me opozitën ndërkohe qe LSI abstenoi. LSI ne fakt ka qene kundër ligjit per masat e sigurisë dhe ne seancën kur ai u hodh ne votim vetëm 4 deputete votuan pro tij; 10 deputete te LSI votuan kundër, 1 abstenoi e 3 nuk morën pjese ne votim.