Report TV - Gjykata e lë në burg, Anjeza:Babi jam mirë, i ati: Bravo, ji e fortë

2016-07-17 1

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot ?Arrest me burg? për Anjeza Shabanin e cila ka dhunuar barbarisht një të mitur në kopshtin të cilin ajo menaxhonte. Në seancën e sotme ajo është shoqëruar nga familjarët, ku teksa ka shkëmbyer disa fjalë me babain e saj, ajo i ka thënë se është mirë, por i ati i është përgjigjur duke i thënë: ?Bravo, qëndro e fortë?.

Ishte ky vendimi i gjyqtares Fatime Decolli, ndërsa ish gazetarja sot në kafazin e hekurt pasi u filmua duke keqtrajtuar të miturin në kopshtin ?Diren? e priti vendimi duke qarë siç dhe shihni në këtë foto.

Por në këtë komunikim nuk mungoi dhe një incident i babit të Anjezës me operatorët e televizioneve.

Ndërkohë avokati i Anjeza Shabanit Roland Islami kërkoi nga Gjykata masën e sigurisë ?arrest në shtëpi? me pretendimin se Anjeza ka një fëmijë 2-vjeç për të rritur.

Por nisur nga akuza që rëndon mbi Anjezën dhe dhuna e ushtruar mbi të miturin 3-vjeçar në kopsht kanë bërë që gjykata ta refuzojë kërkesën për një masë tjetër duke lënë në fuqi burgun.