Ora News – Blushi e Hafizi dorëzojnë amendamentin: Presidenti nga populli

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi flet në foltoren e Kuvendit ku këmbëngul se reforma në drejtësi nuk do të mbrojë interesat e të varfërve por interesat e palëve të vogla.
Blushi tha se Shqipëria po i largohet sa më shumë drejtësisë dhe hartuesit kanë hartuar një proces të mbyllur.
Blushi foli për ndryshime kushtetuese të cilat i jepet mundësia popullit të vendosë më shumë ai sesa partitë. Duke nisur nga kjo së bashku me deputeten Mimoza Hafizi dorëzoi një amendament sipas të cilit presidenti të zgjidhet me votat direkte të popullit.
Ben Blushi: Popullit shqiptar u lihet vetëm një e drejtë, të zgjedhë partitë, kurse partive i lihet çdo e drejtë, të zgjedhë gjithkënd përfshi dhe popullin në disa raste. E dini përse: Është cinike por e vërtetë. Në këto 25 vjet 1 milionë njerëz kemi dëbuar nga Shqipëria. Partitë kanë vendosur duke qeverisur keq dhe duke bërë padrejtësi se kush jeton këtu dhe kush duhet të ikë në emigracion.
Sot është dita për të ndërhyrë më thellë në Kushtetutë për ti dhënë mundësinë më shumë që populli të vendosë për veten e vet?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/blushi-e-hafizi-dorezojne-amendamentin-presidenti-te-zgjidhet-nga-populli/

Free Traffic Exchange