Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka thënë në foltoren e Kuvendit se, opozita e shikon Reformën në Drejtësi si një çiflig partie.
Nga ana tjetër, ai ka shtuar se ka disa njerëz që nuk e duan reformën në Drejtësi dhe kjo për arsye personale.
?Ka disa njerëz që e mbajnë peng Reformën në Drejtësi. Opozita e shikon atë si çiflig partie. Opozita e ka bojkotuar komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi për arsye personale. Shqiptarët e dinë kush është kundër reformës. Opinion final i Komisionit të Veias përgëzon autoritetet e sidomos ekspertët për punën që kanë bërë për përgatitjen e reformës, gatishmëria e tyre meriton përgëzime. Teksti në tërësi është koherent dhe në përputhje me standardet europiane. Venecias rrëzoi opinionin 1 e 2? tha ai.
Sa i përket çështjes së Vetingut, Xhafaj shtoi se ai është shkruar në Bruksel e Washington, pasi ekspertët shqiptarë nuk kanë eksperiencë.
Ai shtoi se vetingu është pjesa më e vështirë e Reformës në drejtësi, pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve.
?Kemi rënë dakort që ai do të bëhet nën asistencën, monitorimin dhe kontrollin e ekspertëve ndërkombëtar. Kjo është bërë pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk ëhste i lehtë. Ne nuk denim sesi ta bënim, ndaj duam asistencën e ndërkombëtarëve. Kjo është shkruar në zyrat e Brukselit e Washingtoinit se nuk e shkruanim dot ne për shkak të mungesës së përvojës.? tha ai.