Ora News – Berisha: Bëhuni burra dhe pranoni reformën sipas Nenit 88

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje, reforma në drejtësi mbetet çështja kryesore për diskutim. Opozita këmbëngul tek propozimi 88 i Komisionit të Venecias që sipas tyre parashikon vendet e rezervuara në katër institucionet e drejtësisë, çka do të thotë e pjesëmarrje e opozitës. Socialistët nga ana tjetër thonë se nuk ka një nen të tillë. Kreu i komisionit të Ligjeve dhe i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se neni 88 nuk flet për vendet e rezervuara.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Parlament se forcat regresiste synojnë që ta fusin drejtësinë nën kthetrat e tyre.
Në fjalën e mbajtur në Parlament, Berisha u shpreh se reforma duhet të bëhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias, duke nënvizuar se ky Komision ?është për opozitën qeveria e të gjitha qeverive?. Berisha thotë gjithashtu se nuk ishte dakord që këtë reformë ta bënin të huajt, por ata thjeshtë ta vëzhgonin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-pranoni-88-n-ta-votojme-qe-neser-venecia-mbi-gjithe-qeverite/