Report TV - Berisha: Përshëndes autorin e golit të Kombëtares, Edvin Rama

2016-07-17 0

Ish-kryeministri gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit ka ironizuar kryeministrin Edi Rama ku tha se, e përgëzon pasi ai ishte ?autori? i golir të shënuar në Francë nga kombëtarja shqiptare.

Po me ironi ai shtoi se Giani De Biassi ka arritur deri këtu falë kryeministrit të cilin e ka konsideruar si njeriun e sukseseve imagjinare.

?Në garën më të fortë të kontinentit evropian, tre ndeshje dinjitoze realizoi, por nuk mori atë që meritonte, por fitoi emër, reputacion që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës në Evropë dhe në botë. Me këtë rast, një përshëndetje të përzemërt do t?u jap fansave kuqezi, të cilët kthehen sot kampion me energjitë pozitive që dhuruan në rrugët e Francës.Nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Këtë janë elita e bashkimit kombëtar, energjia pozitive. Këta janë simboli i bashkimit të kombit në të ardhmen e ndritur. Këta janë guximtar, njerëz të sakrificës. Po kështu edhe ekipi është i kombit. Uroj që mafia transnacionale e futbollit, të mos pengojë në të ardhmen, por përkundrazi të vendosë në interesin më të madh të kombit shqiptar, që ekipi kombëtar të jetë ekipi i kombit.Do t?i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës. Harrojeni se nuk ka bërë golin ai. Goli është i tij. Pandeli je edhe ti dakord me mua. I ranë mediat në qafë. Ai nuk është vetëm autor i golit, por edhe i De Biazit, ai e mësoi, e trajnoi dhe e bëri atë që është sot. Le ta përshëndesim edhe një herë njeriun e sukseseve imagjinare.?tha ai.

Bersisha foli për kombëtaren shqiptare në Kuvend ku tha se, gjoi simpatinë e elitës mediatike të sportit në Europë

?Kombëtarja nuk mori atë që meritonte. Zgjoi simpati në elitën mediatike të sportit në Europë e botë. Një përshëndetje të përzemërt fansave kuqezi që sot kthehen kampion të Europës dhe botës me energjinë e tyre të jashtëzakonshme që rrezatuan nëpër stadiume e rrugët e Francës, me bukurinë e spektaklin, e vërteta është, le ta themi, edhe bukurinë e rracës që përfaqësuan. Këta janë elita e bashkimit kombëtar, janë energjia pozitive, simboli tjetër i bashkimit të kombit në rastin e tij më të ndritur, këta janë guximtarë, njerëz të sakrificës?.

Free Traffic Exchange