http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bojkoti i opozitës nuk i ka penguar anëtaret e maxhorances ne Komisionin e Reformës ne drejtësi qe te kalojnë 93 nenet e projekt-ligjit per Gjykatën Kushtetuese. Pas miratimit ne parim ditën e hëne, maxhoranca ka vazhduar me shqyrtimin nen per nen ndërkohe qe javën e ardhshme drafti do te miratohet edhe ne tërësi.?Natyrisht pati diskutime, pati debat ndërmjet anëtarëve të komisionit, eksperteve për çështje të veçanta. Mundëm që t?i kalojmë gjatë këtij diskutimi të zgjatur të gjitha nenet dhe mbeten 3-4 nene të hapura për t?i dhënë mundësi ekspertëve të reflektojnë mbi përmbajtjen e tyre bazuar edhe në çështjet që trajtuan kolegët deputetë. Besoj që ditën e premte do t?i rishohim edhe këto nene për ta përmbyllur të gjithë diskutimin për projektligjit për Gjykatën Kushtetuese?.Por socialisti Xhafa i është kundërpërgjigjur edhe opozitës, e cila e ka cilësuar pa vlere punën e komisionit e ka folur për djegie mandatesh per shkak te veprimeve te njëanshme.?Janë rritur shumë temperaturat kohët e fundit dhe mund të dëgjosh lloj- lloj çudirash për djegie, për shkatërrim . Besoj se është thjesht efekti i temperaturave të larta. Projektligji per Gjykatën e Kushtetuese është pjese e paketës prej 7 ligjesh qe pritet te miratohen deri ne fund te korrikut si pjese e reformës ne drejtësi?.