Flet për Ora News - Pronari i anijes: Nuk i kemi asnjë detyrim marinarit egjiptian, ka marrë mbipaga

2016-07-17 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Djali i pronarit të peshkarexhës ?Çelepija?, e zhdukur prej mesditës së të shtunës, mohon të ketë detyrime ndaj shtetasit egjiptian i cili ka marrë peng anije bashkë me kapitenin dhe motoristin.
Duke folur për Ora News, Florjan Çelepia, thotë se nuk i detyrohet asnjë pagë marinarit egjiptian.
Deklaratat e tij mbështeten dhe nga djali i kapitenit të anijes Dhimitër Malaj. Ata i bëjnë thirrje shtetit që ti ndihmojë.
Çelepija: ?Nisim anijen në orën 14:00 në 18 qershor me rregulla dhe çdo gjë. Del anija për lundrim. Kontaktojmë pas kalatës së parë ku jeni, ndërkohë ata nuk kontaktuan. U bë dita e dytë duke folur në radio, nuk përgjigjeshin. Kaloi dhe dita e tretë.Sot morëm njoftim që barka ka arrit në Egjipt. Marinari egjiptian e ka çuar atje, ka marrë me vete dhe kapitenin me peshkatarin, ka rrëmbyer barkën me marinarët. Kemi pas kontakte. Kërkon 70 mijë euro për lirimin e barkës dhe personave?.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pronari-i-anijes-nuk-i-kemi-asnje-detyrim-marinarit-egjiptian-ka-marre-mbipaga/

Free Traffic Exchange