Ora News – Shkodër, DSHP apelon për gjak, sensibilizohen qytetarët

2016-07-17 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër ka nisur fushata sensibilizuese për dhurim gjaku, organizuar nga kryqi i kuq. Duke pasur parasysh që nevojat për gjak janë të mëdha gjatë verës, punonjësit e DSHP-së kanë qenë të parët që janë bërë shembull për të dhuruar gjak, i domosdoshëm jo vetëm për rastet e aksidenteve, por edhe për fëmijët talasemikë, apo për personat që trajtohen.
Muajt e verës ulin numrin e dhuruesve të gjakut, ndërkohë nevojat që paraqiten janë të mëdha, kjo ka ndikuar nga aksidentet rrugore.
Situata bëhet më e ndjeshme veçanërisht për fëmijët talasemikë, çka solli domosdoshmërinë për një sesion dhurimi gjaku në poliklinikën e qytetit te Shkodres. Sasia e reduktuar në bankën e gjakut synohet të zbutet me dhurime të qytetarëve, por edhe drejtuesve të shendetit publik. Drejtori Ylber Zama me një pjesë të stafit ju bashkuan të parët nismës së kryqit të kuq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-dshp-apelon-per-gjak-sensibilizohen-qytetaret/

Free Traffic Exchange