Ora News – FMN në Tiranë, Mete: Pjesë e misionit, ekspertë për marrëdhëniet tatime-biznes

2016-07-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga herët e tjera, misioni i FMN-së ka marrë me vete kësaj radhe ekspertë për përmirësimin e marrëdhënieve mes administratës tatimore dhe biznesit.
Zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ervin Mete ka deklaruar në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe se ekspertët e Fondit po bëjnë një vlerësim të barrierave në të gjithë rajonin, për t?i krahasuar më pas me Shqipërinë dhe për të pasur një panoramë më të qartë të ndërhyrjeve që duhen bërë.
Pjesë e diskutimeve të qeverisë me misionin e FMN-së, që prej një jave ndodhet në Tiranë, janë edhe kreditë me probleme, të cilat kanë njohur një rritje të re gjatë këtij viti, duke kulmuar në 20% në prill.
Ervin Mete, zv/minister i Zhvillimit Ekonomik: Misioni i FMN këtë radhë shoqërohet dhe me një mission të specializuar për pjesën e tatimeve dhe fiskale që të çojë një hap më përpara pjesën e informatizimit dhe të kontaktit sa më të paktë dhe sa më të thjeshtëzuar me tatimpaguesit. Thjeshtim që po e bëjnë në të gjithë Rajonin dhe ne do të kemi një pasqyrë të qartë edhe se ku qëndrojnë praktikat tona në raport me Rajonin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-ne-tirane-mete-pjese-e-misionit-eksperte-per-marredheniet-tatime-biznes/

Free Traffic Exchange