Dy peshkarexha kishin humbur kontaktet prej 16-orësh në Durrës me kapitenerinë gjë që solli nisjen e kërkimeve në det nga ana e rojes bregdetare dhe policisë kufitare.
Dispeceri Bujar Bala ka hyrë në komunikime të vazhdueshme edhe me komandën e forcës detare për të nisur kërkimet në det.
Sipas Paulin Ndreut, nga kapiteneria e Durrësit, bëhet e ditur se shkak për humbjen në det janë bërë rrymat detare ndërkohë që ekuipazhi nuk ka mundur që të kontaktojë për shkak të mungesës së valëve.
Dy anijet që humbën kontaktin janë ?Qamili? dhe ?Çelepia2? dhe kishin dalë në det në datën 18 qershor dhe ora e daljes në det ka qenë 14:30.
Peshkarexha 'Çelepia2" kishte ekuipazh të përbërë nga 4 persona që janë: Motorrist Luan Mema, Kapiten Dhimitër Malja dhe Marinar tjetër Muahmet Salam, shtetas egjiptian. Ndërsa anija tjetër "Qamili" kishte kapiten Qazim Kodrën.