Report TV - Asgjësohen 27527 bimë kanabis në Vlorë, Shkodër dhe Pogradec

2016-07-17 1

Policia vazhdon aksionin e asgjesimit të lëndëve narkotike në të gjithë Shqipërinë, teksa në Pogracec, Vlorë, Shkodër, Pukë, Durrës,Skrapar, Dibër dhe Gjirokastër janë asgjësuar 27357 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Vlorë

Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë tokë pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm.

Policia asgjësoi bimët me anë të djegies sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Free Traffic Exchange