Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një ditë policia ka asgjesuar 24527 rrënjë kanabis sativa në disa zona të vendit. Sasia më e madhe e kanabisit prej 11810 rrënjë është asgjesuar në Shkodër, e cila ishte mbjellë në fshatrat Mazrrek, Benë dhe Kosmaç.
Në fshatin Dush të Pukës u asgjesuan 311 rrënjë, ndërsa në pranga u vu kryeplaku i fshatit Gjergj Pergjegjaj dhe shtetasi tjetët Florian Pergjegjaj.
Ndërkohë edhe policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë bimë narkotike ?Cannabis sattiva?. Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asgjesohen-8810-rrenje-kanabis-te-mbjella-ne-toke-pa-pronar/