Report TV - Komunizmi, Veliaj: Jetike hapja e dosjeve dhe dëmshpërblimi

2016-07-17 0

Në Tiranë shumë shpejt do të ngrihet një memoriali historik për viktimat e regjimit komunist, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë një takimi të organizuar në Institutin e Ish-të përndjekurve politik ku ka thënë se ngritja e këtij memorialei ëhstë një domosdoshmëri. Po ashtu ai ka shtuar se hapja e dosjeve e dëmshpërblimi janë jetike

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do ta mirëpresë këtë projekt duke e bashkëfinancuar.

Duke u ndalur tek kjo kategori shumë e vuajtur nga regjimi komunist për më shumë se 40 vite, Veliaj shtoi se ligji për hapjen e dosjeve duhet të miratohet sa më parë dhe duhet të zbatohet siç po zbatohet edhe dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit që tashmë janë duke marrë këstin e 6 dhe të 7-të.

?Ligji i dosjeve dhe dëmshpërblimet janë jetike. Ish të përndjekurit po marrin këstin e 6-të dhe të 7-të. Ky memorial simbolizon vuajtjet e të përndjekurve gjatë sistemit komunist. Komunizmi është periudha më e errët e shoqërisë. Duhet të përballemi me të shkuarën. Viktimat e komunizmit duhet të përballemi me të shkuarën. Jam avokat i kujtesës, jo harresës. Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit janë një sukses. Ngritja e një monumenti në Tiranë në nder të viktimave ëhstë domosdoshmëri dhe orfroj mbështetjen time të plotë për këtë projekt. Jemi vonë në këtë përpjekje ndërsa dëshmitarët e gjallë janë duke u tretur nga dita në ditë. E mirëpres, e mezipres dhe do ta bashkëfinancoj një projekt të tillë për Tiranën? tha ai.

Ndërkohë, Ministri i mirëqënies Socviale e Rinisë Bledni klosi ka thënë se ngritja e këtij memoriali në Tiranë është një kujtesë kombëtare përtë nderuar vuajtjet e të persekutuarve.

Free Traffic Exchange