Report TV - Ruçi letër Metës: Reformën në drejtësi ta votojmë në korrik

2016-07-17 2

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar me anë të një letre kryetarit të Kuvendit, Ilri Meta për të futur në procedura parlamentare reformën në drejtësi, në mënyrë që drafti kushtetutes të votohet në Kuvend brenda muajit Korrik.

Ruçi i kërkon Konferencës së Kryetarëve të marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën ligjore që duhet te ndjekë miratimi i reformës. "E para, të njoftoje Kuvendin, ne seancen me te pare, per projektligjet perkatese te hartuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar per Reformën në Drejtësi, me qellim shqyrtimin e tyre ne seance plenare gjate muajit korrik. E dyta, te perfshihen ne Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektamendamenteve kushtetuese, se bashku me 7 projekligjet perkatese, miratimi i te cilave perben perparesi vendimmarrjeje per Kuvendin per shkak se bejne te mundur zbatimin e projektligjit ?Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8417, date 21.10.1998, ?Kushtetuta e Republikes se Shqiperise?, te ndryshuar,dhe fillimin nga veprimtaria e institucioneve te reja kushtetuese dhe shmang krijimin e boshllekut ligjor ne veprimtarine e institucioneve ekzistuese te sistemit te drejtesise", thuhet në letrën e Gramoz Ruçit.

Pak ditë më parë, 33 deputetë të mazhorancës firmosën draftin përfundimtar të reformës në drejtësi, duke u shprehur të gatshëm për votimin e paketës kushtetuese në Kuvend.

Free Traffic Exchange