Report TV - Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Nikolla: Kopshti fantazëm, pa licencë (Fjala e plotë)

2016-07-17 2

Pas skandalit të bërë publik një natë më parë në emisionin investigativ "Stop" ku një fëmijë vetëm 3 vjeç dhunohet brutalisht nga administratorja Anjeza Shabani ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Arsimit.

Ministra e ka cilësuar si një turp dhunën e ushtruar në një institucion edukimi madje ka konfirmuar se kopshti është fantazëm pra i pa licensuar. Një gjë të tillë e mësoi edhe më herët Report TV i cili mësoi se institucioni kishte muaj që nuk inspektohej.

"Ajo që dhunonte ishte administratorja e një institucioni që ishte fantazmë. Për këto, dhe mua personalisht jam ndjerë shumë keq, që një administratore, dhunon një fëmijë. Ajo që dua të them është fakti se jemi të vendosur që akte të tilla të marrin jo vetëm dënimin e duhur, por të shërbejnë që të gjitha institucionet dhe MAS të nis inspektime për standarde. Aty nuk ishte çështje standardi, por sjellje e turpshme dhe e dënueshme. Nga ana tjetër, personi në fjalë jo vetëm do marrë dënimin e merituar ligjor, por institucione të tilla që paraqesin akte të tilla të dënueshme, do ndëshkohen", u shpreh Nikolla.

Ministrja e Arsimit deklaroi se shteti e ka të pamundur të trokasë pas çdo dere për të konstatuar çerdhe apo kopshte private që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme, por tha ajo, Ministria do të kryejë inspektime të vazhdueshme. "Ne do bëjmë publike në pak çaste të gjithë situatën. Kërkojmë vullnetin e përbashkët, posaçërisht të prindërve. Ndaj prindërit kur shkojnë në institucione private të shikojnë dokumentacionin. Kërkojmë që të gjithë prindërit të denoncojnë rastet e dhunës. Para se të nisim gjykimet, do vëmë në dispozicion të gjitha strukturat. Inspektimi është bërë më përpara, ka peridiocitet. Janë institucione, mediat, por edhe prindërit për të evidentuar të gjithë rastet dhe ti denoncuar. Nëse do ishte në dijeninë time që ka institucione pa licenca, ato do hiqeshin. U është hequr licenca dhe atyre që s?kanë plotësuar kushtet?, tha ministrja e Arsimit.

Pavarësisht faktit se Shabani reklamonte në rrjetet sociale kopshtin e saj, kjo gjë nuk ka rënë në sy të askujt për të vërtetuar nëse ishte apo jo një institucion ligjor apo thjesht fantazëm.

Faqja e Facebook-ut tashmë nuk ekziston më pasi persona ende të paidentifikuar e kanë mbyllur atë menjëherë pas bërjes publike të videos që denonconte dhunën e paprecedentë

Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ish gazetarja e emsionit "Alarm" është ka pohuar dhunën e ushtruar ndaj të miturit duke theksuar se nuk e dinte se ishte autik dhe se pasi e kishte rrahur ajo e kishte përqafuar djalin.

Shabani akuzoi emisionin gjithashtu edhe për montim pasi sipas saj nuk janë filmuar momentet kur ajo e ka përqafuar djalin

Anjeza Shabani administratorja e kopshtit privat "Diren" në Tiranë, është shoqëruar në polici. Pamjet e dhunimit të një të mituri në kopësht u transmetuan mbrëmjen e së hënës nga emisioni investigativ "Stop".

Free Traffic Exchange