Ora News - Kërkohet ulje e barrës fiskale dhe përmirësim i klimës së biznesit

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi ka dorëzuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Financave propozimet për paketën fiskale 2017. Përveç uljes së taksave, Konfindustria dhe Shoqata e Eksportuesve kanë kërkuar përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet ndryshimit të disa neneve në ligjin ?Për procedurat tatimore?, që nuk janë përfshirë në draftin e shpërndarë nga Ministria e Financave.
Përveç uljes së taksave, kërkesat e biznesit dërguar Qeverisë për paketën fiskale 2017 konsistojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe veçanërisht marrëdhënies me administratën fiskale.
Konfindustria njofton se e ka paraqitur zyrtarisht pranë Ministrisë së Financave kërkesat e saj, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka nevojë për ndryshime thelbësore në mënyrë të njëkohshme në tre shtylla kryesore: politikat fiskale, ku kërkohet ulje e tatimit mbi fitimin dhe dividentit; proçedurat tatimore, ku pavarësisht se vlerësohen ndryshimet e bëra nga Qeveria në ligjin e ri, konsidreohet se janë të pamjaftueshme për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kerkohet-ulje-e-barres-fiskale-dhe-permiresim-i-klimes-se-biznesit/