http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar është shfrytëzuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha per te akuzuar qeverinë per politika te gabuara fiskale e per korrupsion te cilat sipas tij e kane çuar vendin ne krize ekonomike. Nje prej elementeve korruptive te theksuar gjate këtij takimi, kane qene koncesionet, te cilat lideri i opozitës Basha ka paralajmëtar se do te anulohen kur e djathta te fitoje zgjedhjet. Basha ka theksuar se bashkëpunimi me FMN do te vazhdoje edhe kur PD te vije ne pushtet pa specifikuar statusin e marrëdhënies me te. Por ka nje çeshtje te cilën PD, nuk pranon ta negocioje as me FMN dhe kjo është politika per uljen e taksave. Ne 2009 qeveria Berisha vendosi largimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nga Shqipëria dhe kalimin e marrëdhënies me kete institucion nga statusi i mbikëqyrjes ne ate te këshillimit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u rikthye ne vendin tone pas ardhjes ne pushtet te se majtës.