Ora News – Plani i ri Urbanistik: Tirana edhe me 2 Unaza te reja dhe 7 qendra

2016-06-21 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Plani urbanistik i Tiranës parashikon një sërë ndërhyjesh në infrastrukturën e qytetit. Sipas draftit të prezantuar nga Kryebashkiaku Veliaj dhe arkitekti Italian Boeri kryeqyteti mendohet te kete dy unaza të reja vetëm për transportin publik, 7 qëndra, si dhe pyllin metropolitan ku bashkia do te synon te mbjelle 1000 pemë në muaj. Drafti pas konsultimeve publike pritet t?i dorëzohet Këshillit Bashkiak në muajin shtator?.
Tirane- Arkitektët e urbanistët italianë dhe shqiptarë nën drejtimin e arkitetikit të njohur Stafano Boeri prezantuan draftin e parë të planit të përgjithshëm vendor të Tiranës. Jo rastësisht, kryetari i bashkisë Erion Veliaj e prezantoi draftin këtë ditë, 21 qershori përkon me datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale ku ndryshoi dhe mandati qeverisës i Tiranës . Drafti parashikon disa ndryshime infrastrukturore siç është ajo e ndërtimit të 2 unazave të reja, dedikuar transportit publik.
Erion Veliaj: Ky plan ofron një propozim drastik për dy unaza të reja, quhet unaza e dytë dhe e katërt. E dyta gjendet mes Unazës së Vogël dhe Unazës së Mesme, ajo që ne quajmë autobusi i Unazës. dhe e katërta është mes Unazës së Mesme siç njihet unaza klasike dhe Unazës së Madhe .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plani-urb...