Report TV - Reforma në Drejtësi, Lu: Politika po iu bën presion hartuesve të saj

2016-06-21 0

Hartuesit e reformës në drejtësi ndodhen në presionin e drejtuesve dhe politikanëve të fuqishëm.

Ndonëse me një ton disi më të zbutur se herët e tjera, kjo për faktin se para tij ndodheshin gjimnaziste e jo deputetë e gjyqtarë, ambasadori amerikan Donald lu nuk e shmangu dot temën e tij të preferuar gjatë daljeve publike, reformën ën drejtësi.

?Pata një bisedë së fundmi me një mikun tim shqiptar. është njëri nga njerëzit që po punojnë për amendamentet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, që shpresojmë të ndryshojë vendin. I thashë: shpresoj të mbash shënime e të tregosh historinë e atyre burrave dhe grave të guximshme që po sakrifikojnë ditë e natë, për muaj e vite me reformën, për të mundësuar ndryshimin e vendit. Si Aleksandër Hamilton, ata po punojnë nën presionin e drejtimeve politike dhe politikanëve të fuqishëm. Kjo për të shkruar kushtetutën e vendit që të zgjasë për shekujt e ardhshëm.?

Deklaratën Lu e bëri gjatë një aktivitetit me gjimnazistë të Tiranës, mbi njohuritë e tyre mbi historinë amerikane, njohuri të cilat ata i kishin përkthyer dhe në vepra arti.