Prokuroria verifikon deklaratat e Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-21 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se Prokuroria e Përgjithshme e ka marrë seriozisht kërkesën për procedim penal të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu i grupit task-forcë në institucionin e akuzës Kostaq Bejluri, kërkoi vërtetësinë e thënieve të ministrit te Tahirit, gjatë 5 daljeve të tij në media ku pretendohet se ka sulmuar gjyqtarin Arian Aliaj dhe disa anëtar të KLD. Organi i akuzës i është drejtuar televizionit publik per ti vene ne dispozicion konferencat e ministrit duke filluar nga data 8 qershor. KLD-ja i cilësoi sulmet e Saimir Tahirit ndaj gjyqtarit Aliaj si të papranueshme, fyese dhe kërcënuese.Prokuroria po e heton Tahirin për kërcënimet dhe shantazhet e pretenduara ndaj gjyqtarit të Tiranës, ndërsa kallëzimi u regjistrua ditën e premte me poste sekrete.KLD pretendon se sulmi i bërë nga Ministri i Brendshëm ishte i motivuar, pasi gjyqtari Aliaj, firmosi pezullimin e drejtorit të Policisë Shtetit, Haki Çako lidhur me skandalin e përgjimeve.Gjithashtu së bashku me Çakon, u pezulluan nga detyra dhe dy zyrtarë të tjerë Artion Duka, drejtori i Forcave Operacionale, Entiol Xhelilaj specialist. Këta të fundit u akuzuan për ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.Këshilli i Larte i Drejtësisë kërkon me anë të këtij denoncimi të ndjekë penalisht ministrin Saimir Tahiri për akuzat: ?fyerje të gjyqtarit? për shkak të detyrës, dhe ?kanosje të gjyqtarit? . Por do të jetë Prokuroria qe nëpërmjet provave do të provoje nese ministri ka konsumuar ose jo veper penale.