Report TV - Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen 5

2016-06-20 2

Policia e Tiranës gjatë fundjavës ka arrestuar 5 drejtues mjetesh për drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Arrestimi i tyre ka ardhur në kuadër të aksionit të policisë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë këtij aksioni janë pezulluar 19 leje drejtimi për konsumimim alkooli dhe 3 të tjera për kundravajtje.

4 drejtues mjetesh kanë marrë masë administrative për OASH, për kalim të afatit të vlefshmerise së lejes se drejtimi, 7 raste janë ndëshkuar për gara me shpejtësi, 10 raste për shkelje të Semaforit.

12 raste të tjera janë shënuar për mungesë siguracioni dhe kontrolli teknik, 22 mjete janë bllokuar për mungesën e likujdimit të më shumë se 5 gjobave.

Policia ka vendosur gjithashtu edhe 65 masa administrative për kaskat mbrojtëse.

Mjetet e tonazhit të rëndë gjatë sezonit turistik vazhdojnë të jenë të kufizuara në qarkullimin e tyre.