Kryeministri Edi Rama dhe Krytari i Bashkisë Erion Veliaj kanë inspektuar punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut nëntokësor. Vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit vendore rezulton të ketë përfunduar 1/3 e punimeve për këto projekte.
Kryeministri Rama u shpreh se projekti do t?i japë një vlerë të re kësaj zone. ?? Unë besoj se brenda një kohe të arsyeshme, me ritmin e jashtëzakonshëm që bashkia po rimerr, ky bulevard do të jetë një tjetër vlerë e shtuar dhe mbi të gjitha, një standard i ri në hapësirën tonë urbane. ?Unë besoj se skuadra e Bashkisë është në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare?, tha ai.
Erion Veliaj u shpreh se projekti i Bulevardit është një nga premitmet tashmë të mbajtura gjatë fushatës për zgjedhjet vendore. Sipas tij, puna e kryer tregon se projekte të tilla janë të mundura për t?u realizuar në Tiranë, ndërsa shtoi se ai do të lehtësojë parkimin, kryesisht në zonën përreth Bulevardit ?Zogu I? dhe te ish stacioni i trenit. ?306 makinat që sot bllokojnë Bulevardin ?Zogu I? dhe zonën e stacionit të trenit do të shkojnë nëntokë. Parkingu do të menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe i hap rrugën edhe ndërtimit të disa parkingjeve të tjera nëntokësore?, u shpreh Veliaj.
Sipas Veliajt Bulevardit i duhen edhe 600 metra që të mund të bashkohet me projektin e rehabilitimit të Lumit të Tiranës i cili është 75% i përfunduar. Parkimi nëntokësor, i parë në Tiranë pritet të ketë një kapacitet prej 306 vendesh parkimi të shpërndara në dy kate.