http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese është institucioni i pare qe tashme ka gati nje projekt-ligj te ri. Drafti i cili pritet te miratohet te mërkurën reflekton ndryshimet kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi. Elementi i pare qe ndryshon është zgjedhja e anëtareve; 9 anëtaret e kësaj Gjykate nuk do te propozohen me nga presidenti, e me pas te votohen nga parlamenti pasi tashme kemi nje formule te re. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve 3 anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe 3 anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.Institucioni i ri qe futet per shkak te reformes ne drejtësi eshte Këshilli i Emërimeve, i cili per te 9 anëtaret pavarësisht se cili autoritet i zgjedh bën renditjen e kandidateve, sipas meritave te tyre dhe presidenti, parlamenti apo Gjykata e Larte jane te detyruar te zgjedhin ndërmjet 3 kandidateve qe jane renditur te paret. Ajo qe bie ne sy ne kete projekt-ligj janë afatet qe i vendosen Gjykatës Kushtetuese per shqyrtimin e çështjeve; pasi deri me sot kjo gjykate nuk ka pasur asnjë kufizim kohor. Sipas draftit, shqyrtimi i çështjeve nga Kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, dhe vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar, jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i seancës.