Ora News – Veliaj: Parkimi nëntokësor nën menaxhimin e bashkisë, Rama: Do kthehet në Fan Zone

2016-06-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë inspektuar punimet e Bulevardit të ri. Ekspertët thanë se deri tani është kryer 1/3 e punimeve. Kryeministri Rama ndërsa vlerësoi ecurinë e projektit, tha se në kampionatet e ardhshme të futbollit në bulevardin e ri do të ngrihet Fan Zona.
Vijojnë punimet për ndërtimin e bulevardit të Tiranës, që nis nga ish stacioni i trenit, e shtrihet drejt Paskuqanit. Sipas ekspertëve të kompanisë që po realizon projektin janë kryer 1 /3 e punimeve për ndërtimin tij si dhe parkingut të parë nëntokësor në nën menaxhimin e bashkisë. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit, vlerësuan këtë standard të ri urban.
Veliaj: Bulevardi ka një gjerësi sa Champs-Elysées, 75 metra i gjerë. Parkimi i parë nëntokësor do të tregojë se ka gjëra të tilla në Tiranë, nuk ka asgjë dramtaike. 306 që sot bllokojnë gjithë bulevardin Zogu I dhe gjithë zonën e St. të Trenit do të shkojë nën tokë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-parkimi-nentokesor-nen-menaxhimin-e-bashkise-rama-do-kthehet-ne-fan-zone/