Report TV - 'Drejtësia' Xhafaj: Vijojmë punën mungesa e opozitës është alibi

2016-06-20 0

Përreth dy orë Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka diskutuar këtë të hënë lidhur me projektligjet kryesore që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese. Mbledhja u bë pa praninë e Opozitës të cilën kryetari Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si alibi. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në do ta votojnë apo jo Reformën pa opozitën Xhafaj u shpreh:

"Ne të presim opozitën? Po ne po i bëjmë thirrje që të vijë, ne kemi hyrë në një proces. Si te ligjet? ca bëjmë ne kur s'vijnë deputet në komision? Punojmë"-tha Xhafaj

Kreu i Komisionit tha se mazhoranca vijon punën për 40 projektligjet kryesore nga të cilat 7 janë prioritare dhe do të diskutohen në ditët në vijim.

"40 projektligje janë pjesë e procesit reformues, nga këto 7 janë prioritare të lidhura ngushtësisht me ndryshmet kushtetuese. Pika e dytë ishte një kalendar mbi procesin që do të kalojnë në komision për shqyrtim në parim nen për nen dhe tërësi. E treta paraqitja e prezantimi i projektligjit për Gjykatën Kushtetuese. Pra ne do shqyrtojmë me kalendar të posaçëm të gjitha ligjet shoqëruese të Reformës"

Xhafaj tha se procesi i Vetingut kërkon detyrimisht miratimin e ligjeve për nisjen e punës dhe ripërsëriti se Institucionet e reja dhe ato të Drejtësisë nuk mund të kënë përfaqësues politik dhe nuk mund të bëjnë llogari të pastra politike.