Report TV - Konferenca e KLSH, Leskaj: Rënia e eksporteve dhe korrupsioni, risk

2016-06-20 0

Kreu i KLSH Bujar Leskaj e ka cilësuar keqmenaxhimin e pasurive natyrore si riskun më të madh për ekonominë shqiptare .Në konferencën e katërt vjetore dhe shkencore të KLSH-së, kryetari Bujar Leskaj kërkoi bashkëpunimin si emërues të përbashkët dhe mospolitizimin e mbledhjes në mënyrë që të ketë rezultatet frytdhënëse.

"Të mos politizojmë kumtesat. Jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet tona ti mbajmë larg politikës së ditës duke respektuar formatin e kësaj konference dhe standartet e institucionit të lartë të auditimit të KLSH."-tha ai në fjalën e tij të hapjes

Duke iu referuar raportit global të risqeve, Leskaj renditi edhe disa pre risqeve për ekonominë tonë, ndërsa shtoi se risku më i madh mbetet korrupsioni.

"Raporti i rrisqeve globale 2015 i Forumit Botëror Ekonomik në Gjenevë rendit si risqe me propabilitet më të madh për të ndodhur në ekonominë botërore dhe që kanë impakt më të lartë dukur si deflacionin, krzat financiare, goditjet e çmimit të energjisë, dështimin e mekanizmave themelorë financiarë, papunësinë strukturore të lartë, apo të tjera si pabarazia e ndjeshme nga të ardhurat, përmbytjet, paqëndrushmëritë e thella politike dhe sociale. Nëse këtë hartë e sjellim në Shqipëri, mundësia e ndodhjes e pjesës dërmuese të këtyre risqeve përgjatë 2016 është tejet e lartë. Risku më i lartë është ai i ngritur sistem në administratën shtetërore, risku i shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure, mosmenaxhimi i mirë i partneriteteve publik-privat me kosto tejet të rëndë për buxhetin e shtetit etj."-shtoi Leskaj

Free Traffic Exchange