Report TV - Shqipëria turistike 2016, Rama:Pas dekadave harresë ne po investojmë

2016-06-19 2

?Albania go your own way?, kështu është quajtur aktiviteti i zhvilluar në kalanë e Lëkursit në Sarandë, në kuadër të Shqipërisë turistike 2016 dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të mikpritur fluksin gjithnjë në rritje të turistëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin.

Kryeminsitri Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet tha se me investimet e bëra për herë të parë, pas dekadave të tëra të lëna në harresë, në fshatra turistikë të bregut të jugut ka sjellë një pamje krejtësisht të transformuar dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe.

Megjithatë ndonëse vlerësoi arritjet e deritanishme në sektorin e turizmit, kryeministri theksoi se mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

?Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejtë vetë bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre, për të pasur më shumë fuqi tërheqësi për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë, qoftë bashkisë së Sarandës, të Delvinës, bashkisë së Gjirokastrës e Tepelenës, kemi filluar edhe me Konispolin e Finiqin, sikurse jeni dëshmitarë që Himara ka pësuar një transformim të konsiderueshëm. Qeparoi po ashtu. Vazhdojmë me projektin e ndërhyrjeve të rëndësishme në Vuno, Dhërmiun e Sipërm, në Jalë dhe në Dhërmiun e Ri.?