Sezoni turistik në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-19 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse muaji i pare i verës po shkon drejt fundit, pushuesit ne bregdetin e Adriatikut janë ende te paket. Pritet që pushuesit nga Kosova edhe këtë vit të mbushin plazhin e Durrësit pas përfundimit te muajit te Ramazanit. Por ndikim jo te pakte ka dhe moti pak i favorshëm janë dy nga faktorët e numrit të vogël të pushuesve. Përgjithësisht, ata që kanë zgjedhur detin Adriatik për te pushuar shprehen të kënaqur me kushtet. Për të mbërritur në zonën e plazhit automjetet do të hasin në një trafik të përkohshëm për shkak të punimeve që po kryhen në rrugën nga Ura e Dajlanit deri në Plepa. Gjithsesi edhe këto punime do të ndërpriten në fillim të muajit korrik, pasi bashkia ka menduar që rruga të jetë e gjitha në dispozicion të përgjatë dy muajve që përkojnë me pikun e sezonit turistik.

Free Traffic Exchange