Report TV - Autobusi i djegur, shkon në 4 numri i viktimave,vdes Lina Hajdini

2016-06-19 3

Vdes në spitalin e Athinës, Linda Hajdini, një nga të plagosurat e djegies në Krujë të autobusit të kishës së Shën Theodhorit të Vlorës me 27 maj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Kisha, ndërsa Hajdini, kryente aty funksionin e sekretares dhe llogaritares. Gruaja mësohet se kishte marrë plagë djegie në masën e rreth 50% në trup, çka e kanë vështirësuar gjendjen e saj shëndetësore. Gruaja nuk mundi të përballonte, plagët e rënda dhe ndërroi jetë mëngjesin e të dielës.

Ndërkaq katër ditë më parë, ndërruan jetë po në spitalin e Athinës, Viktori Moçka 57 vjeçe dhe Sose Labaj 70 vjeçe. Sipas mjekëve ato kishin marrë djegie në trup nga 50-75% të tyre në trup.

Edhe në këtë rast lajmin e kishte bërë të ditur në rrjetin social Facebook ?Kisha e Shën Theodhorit?.

Ngjarja ndodhi me 27 maj, kur autobusi i prenotuar nga Kisha e Shën Thoedhorit, mori flakë drejt Kalasë së Krujës. Shkak u bë një shkëndijë elektrike.

Në autobus ndodheshin 34 persona që morën plagë, ndërsa një grua mbeti e vdekur në vend, ndërsa 15 morën plagë të rënda. Nga ata 11 u shtruan në spitalin e ?Diegie Plastikës? në kryeqytet ndërkohë që 4 prej tyre ishin në gjendje të rëndë për jetën e për këtë arsye u dërguan në drejtim të Athinës, por se tri prej tyre deri më tani nuk mundën të mbijetojnë.

Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi drejtuesin e autobusit ndërsa shkak për aksidentin dyshohet ka qenë një defekt elektrik në autobuz.

Një prej të moshuarave që mori plagë në autobusin e djegur në Krujë, ka vdekur tre ditë më parë, por trupi i saj nuk mund të sillet dot në vendin tonë për shkak të pamundësive financiare.

E njëjta situatë është edhe për viktimën tjetër që ndërroi jetë të martën. At Konstandin Prifti,drejtuesi i kishës së Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa përshkruan gjendjen e të plagosurave të tjera tregon edhe pamundësinë për të sjellë nga Greqia trupat e pajetë.

"Para tre ditësh ndërroi jetë e ndjera Sose Labaj që akoma nuk e kanë sjellë për arsye të pagesave që kërkojnë procedurat. Duhen 1500 ? për ta sjellë në Shqipëri. Dje në drekë ndërroi jetë Vitori Lumashka është edhe shumë rëndë sekretarja e kishës, Lina Hajdinaj", shprehet Prifti.

Për të grumbulluar të ardhurat për kthimin, ai shprehet se u është drejtuar besimtarëve, por kontributi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për të kryer këto pagesa.

"Unë po vazhdoj për të gjetur burim të ardhurash nga besimtarët por janë të ardhura të vogla, nuk arrihen të paguhen 1500? për çdo person", u shpreh At Konstandin.

At Konstandin Prifti bën apel për të gjithë qytetarët që të japin një kontribut sado modest për të mundësuar bërjen e pagesave dhe të sillen në Shqipëri viktimat e aksidentit tragjik të Krujës.

Për këtë Kisha ka hapur edhe një numër Llogarie.

Free Traffic Exchange