Kaosi në tregun e automjeteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 miliard leke është detyrimi financiar qe individë ne te gjithë vendin kane krijuar per 4 vitet e fundit, pasi nuk kane kryer kolaudimin, nuk kane paguar taksat, ose nuk kane bere aktin e çregjistrimi apo dhe kalimin e pronësie. Ne te dhënat e Ministrisë se Transporteve janë 100 mije makina qe prej vitesh nuk janë aktive. Por ministria ke gjetur nje mënyre per te nxitur qytetaret te kryejnë këto veprime. Kushdo qe do te blejë nje makine, ne kontratën e shit-blerjes tek noteri do te informohet edhe per detyrimet qe ka automjeti. Ministria kërkon te shkoje edhe me tej, me mënyre qe t?i detyroje shoferet te bëjnë edhe kalimin e pronësisë se makinës. Ideja është qe kontrata e shitblerjes nga noteri te kaloje ne zyrat e shërbimit te transportit me qellim qe te tërhiqet atje. Ky fakt mund te stimuloje qytetaret te bëjnë veprimet e lëna pezull. Prej shume kohesh mijëra automjete ne Shqipëri jane shitur vetëm me kontrate, por pa bere kalimin e pronësisë, fakt ky i cili ka nxitur informalitetin ne këtë treg.