Një person ka mbetur i plagosur në Golem të Kavajës pas një sherri të çastit pranë një kompleksi privat pranë plazhit.
Sipas të dhënave të policisë, dy shokët kanë qenë duke pirë kafe, por pas një debati të çastit Lajdent Kadilli 23-vjeç e ka qëlluar Aldi Çelçima dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim atë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa i plagosuri është nisur në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit ku edhe ka marrë mjekimin e parë.
Sipas burimeve të Policisë, pas një sherri për shkaqe ende të panjohura shtetasi i identifikuar me inicialet e emrit Aldi Çelçima është qëlluar me armë zjarri. Ai mori një plagë në trup, ndërsa menjëherë u dërgua në spital. Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit me armë.