Ora News - Ekspansioni kinez - Forcohen lidhjet e biznesit Shqipëri-Kinë

2016-06-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria po përfiton nga ekspansioni kinez në Evropën Juglindore. Lidhjet e biznesit mes dy vendeve po forcohen, e reflektuar kjo te shkëmbimet tregtare dhe blerjet që kompanitë kineze po bëjnë në sektorë prioritarë, si në rastin e Bankers petroleum, aeroportit nënë tereza dhe ndërtimit të rrugës së Arbrit.
Lidhjet e biznesit mes Shqipërisë dhe Kinës po forcohen teksa kompanitë kineze bëhen lojtare në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se në mars të këtij viti Kina u rendit partneri i dytë më i madh i tregtisë për Shqipërinë, me 7.7 për qind të tregtisë totale ndërkombëtare të vendit, duke lënë pas partnerë tradicionalë të tregtisë si Greqia dhe Turqia. Edhe pse në muajt pasues tregtia u tkurrur pak, sërish ajo mbetet në nivele relativisht të kënaqshme duke pasur parasysh distancën gjegrafike mes dy vendesh, me një volum importesh prej 14.9 miliardë lejkësh dhe vlerë eksportesh prej 1.3 miliardë lekë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/forcohen-lidhjet-e-biznesit-shqiperi-kine/