Ndodh vetëm në Shqipëri. Makineritë për ndërtimin e stadiumit ?Qemal Stafa? nuk ndalojë së punuari për asnjë moment, natë dhe ditë.
Puna me mjete të rënda që shembin ndërtesën vijon intensivisht orar e pa orar, duke sjellë një shqetësim të jashtëzakonshëm për banorët në pallatet përreth tij.
Në 24 orë asnjë familje, me fëmijë apo të sëmurë qofshin, nuk mund të pushojë, të qetësohet apo të rrijë në banesën e tij në pallatet përreth stadiumit i cili prej dy javësh ka nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri që do të mbajë emrin ?Arena Kombëtare?.
Gjithçka është kthyer në një kaos të vërtetë. Askush nuk mund të thotë kur mund të gjendet një orar pushimi, jo vetëm për banorët përreth por edhe për turistët vetëm pak metra larg janë vendosur në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit, duke ua bërë atyre të pamundur qëndrimin.