Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PDIU firmos marrëveshje me dhe shoqatën Çamëria për zgjidhjen e çështjes çame. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se do të ndërmerren hapat deri në zgjidhjen ligjore ndërsa do të regjistrohen të gjithë qytetarët e komuniettit çam.Ai akuzoi akademikët grekë se kanë blerë historinë dhe të vërtetën, ndërsa tha se Akademia Shqiptare e Shkencave po rri duar kryq.
Në dosjen diplomatike te negociatave Shqipëri-Greqi për çështjen çame, Tirana zyrtare së shpejti do të ketë edhe numrin e saktë të qytetarëve çam.
Kjo falë regjistrimit online, të iniciuar nga PDIU dhe Shoqata Çamëria, që nënshkruan një marrëveshje të përbashkët, firmosur nga kryetarët respektivë Shpëtim Idrizi dhe Abaz Hado.
Idrizi: Ne do të ngremë bashkë me shoqatën Çamëria një grup pune për të realizuar sipas një plani të përcaktuar mirë të gjithë hapat për zgjidhjen ligjore të çështjes çame. Ne së shpejti do të shpallim fillimin nga puna të një portali online që do të regjistrojë të gjithë shqiptarët e komunitetit çam, të gjithë humbjet njerëzore, vendbanimet, humbjet materiale në pronë, pasuri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-gjithe-shqiptaret-e-camerise-do-te-regjistrohen-ne-nje-portal-online/