Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I menjëhershëm ishte reagimi i eksponentëve të PS-së, ish-kryeministri Pandeli Majko i angazhuar edhe në diskutimet e reformës në drejtësi, i cili i kërkoi PD të mos mendojë asnjë skenar që cënon rendin kushtetues, si faturë e paaftësisë së lidershipit për të kontrolluar grupin e saj parlamentar. Ai ftoi edhe një herë opozitën për negociata që sjellin reformë konsensuale.Ndërsa deputeti tjetër socialist, Erjon Braçe, tha se PD-së nuk do djegë dot Shqipërinë, por në flakë do përfundojë sistemi i korruptuar.
Paralajmërimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përvëlim të Kuvendit në rast trafikimi votash për miratimin e reformës, është kritikuar ashpër nga deputetë të PS-së.
Pandeli Majko, i cili ka mbajtur një peshë të veçantë pas Fatmir Xhafajt edhe në diskutimet e reformës në drejtësi, i kërkoi PD të mos mendojë asnjë skenar që cënon rendin kushtetues, si faturë e paaftësisë së lidershipit për të kontrolluar grupin e saj parlamentar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/majko-e-brace-denojne-deklaraten-e-bashes-per-pervelim-te-kuvendit/