Report TV - Tepelenë, Qendra Shëndetësore Beçisht kthehet në banjo publike

2016-06-18 2

Qëndra Shëndetësorë e fshatit Beçisht në Tepelenë është kthyer në një banjo publike. Kjo që po shihni në pamje nuk është gërmadhe, as banjo publike, por godina e qendrës shëndetësore të fshatit Beçisht, vetëm 17 kilometra larg qytetit të Tepelenës.

Ndonëse mjeku i fshatit rezulton në borderonë e drejtorisë së shëndetit publik asnjë prej banorëve të këtij fshati nuk e merr shërbimin njekësor, madje sikurse pohojnë banorët 3 persona kanë vdekur pikërisht për shkak të kësaj mungese.

Të ndodhur në këto kushte ku ankesat karshi drejtoreshës së Shëndetit Publik të Tepelenës Klodiana Gjoncaj janë injoruar banorët e këtij fshati malor, kanë kërkuar ndihmën e televizionit tonë.

Report TV ka tentuar të marrë informacion për situatën në fjalë, por për afro një javë rresht drejtoresha e Shëndetit Publik në Tepelenë ka refuzuar. Madje ajo nuk ka lejuar as filmimin e ambienteve të drejtorisë së shëndetit publik, duke kërcënuar se Report TV, do të paditej.

Vetë banorët e fshatit Becisht, e quajnë këtë gjendje të mjerueshme dhe ndihen të pambrojtur.

Rruga nga Becishti në Tepelenë është gati 20 km dhe terren mjaft i keq, ndaj zgjidhja e vetme e tyre është të luten që të mos sëmuren, ose t?i nënshtrohen fatit.

Free Traffic Exchange