Rikthehet “Cosi Fan Tutte” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U vendos për herë të parë në skenë në vitin 1790 nga vetë Mozart, i cili zgjodhi operën e Vienës për t?ia prezantuar publikut. Ky i fundit do ta dënonte veprën Cosi fan tutte, për shkak të fabulës. Dy motra të fejuara vihen në lojë nga të dashurit e tyre. Një bast i vënë në një kafene për besnikërinë e tyre, është fillimi i një loje që për të gjithë do të jetë sa e dhimbshme aq edhe e bukur. Për regjisorin Nikolin Gurakuqi, Cosi fan tutte, sot duhet të jetë Cosi fan tutti, pasi në këtë opera të gjitha femrat janë njëlloj, por edhe meshkujt nuk ngelin pas. Në Tiranë është shfaqur për herë të parë në vitin 1998, por me një kast ndryshe. Të gjithë aktorët që në këtë rast janë këngëtarë lirikë, ngjiten për herë të parë në skenë. E vetmja që rikthehet për të tretën herë në këtë rol është Vikena Kamenica. Risi në këtë shfaqje është edhe rikthimi i Elda Laros si dirigjente dhe Eva Golemit nën petkun e një karakteri më të gëzueshëm. Evën që jeni mësuar ta shihni në role më tragjike, në cosi fan tutti vjen tërheqëse. Cosi fan tutti vjen duke nisur nga data 21 në Teatrin e Operas dhe Baletit me skenografi, kostume dhe kast të ndryshëm nga ajo që keni shijuar më parë në skenën operistike të kryeqytetit.