http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis puna per rikonstruksionin e shkollës ?Luigj Gurakuqi?, ku mësojnë fëmijët me aftësi te kufizuara. Gjate inspektimit te punimeve kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se nevojiten kushte dhe standarde mësimore per dhjetëra fëmijë me aftësi te veçanta. ?Një ndër punët gjatë verës për Bashkinë e Tiranës është rikonstruksioni i plotë i shkollës ?Luigj Gurakuqi?, e vetmja shkollë speciale që kemi në qytetin e Tiranës për dhjetëra fëmijë me aftësi të veçanta. Kjo do të thotë se në qytetin e Tiranës, fëmijët i trajtojmë njësoj. Për Bashkinë e Tiranës të gjithë fëmijët janë engjëj. Ndaj, siç po ndërhyjmë në të gjitha shkollat e qytetit të Tiranës, kemi hapur edhe këtë kantier pune në shkollën e vetme speciale të të gjithë qarkut tonë?.Ambientet do te jete gati ne shtator me nisjen e vitit te ri shkollor. Veliaj kërkoi gjithashtu lirimin e çdo hapësire publike te zënë pranë shkollave, qofshin konvikte te shkollave speciale apo profesionale. Me përfundimin e rikonstruksionit te kopshteve, vitin e ardhshëm bashkia do te angazhohet per ndërtimin e shkollave te reja.