Majko i përgjigjet Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka qene i pari përfaqësues i mazhorances, i cili ka reaguar ndaj qëndrimit te liderit te opozitës Basha. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Majko ka theksuar se kërcënimi per djegie mandatesh eshte i pavend, pasi në rast se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm e nuk mund te eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit. Majko, i cili është nje prej deputeteve qe firmosen te premten draftin kushtetues sqaron edhe pse mazhoranca e ndërmori kete veprimReforma e drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian t?i hapet një kapitull i ri. Ai nuk është gjest formal por një përgjigje elokuente ndaj dobësive tona kombëtare.Majko ka dale kundër kërkesës se PD per vende te rezervuara duke argumentuar se të bësh kauzë politike për emërime partiake në drejtësi është një sfidë e vështirë. Por sipas ish-kryeministrit ka ende kohe per negociata e me pak realizëm zgjidhjet mund te gjenden.

Free Traffic Exchange