Arrestime kundër terrorizmit në Belgjikë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thuajse tre muaj nga sulmet me bomba ne Bruksel, terroristet kishin planifikuar te kryenin nje tjetër masakër ne Belgjike, por policia reagoi ne kohe duke e shmangur ate. Nje operacion kundër terrorizmit i shtrire ne kryeqytet dhe qytete te tjera te vendit, çoi ne arrestimin e 12 personave. Gjate oreve te nates u kryen kontrolle dhe dhjetëra apartamente dhe mbi 150 garazhe. 40 persona u morën ne pyetje, 12 prej te cilëve u prangosen. Sipas televizionit publik VTM, sulmi mund te kryhej kete fundjave ne Bruksel gjate zhvillimit te ndeshjes Belgjike-Irlande. Operacioni blic u krye pas përgjimit te nje bisede telefonike ku flitej per nje sulm terrorist çka e beri ndërhyrjen te nevojshme. Bastisjet dhe arrestimet u konfirmuan nga zyra e prokurorit te Belgjikes. Gjate kontrolleve nuk u shënuan incidente, por policia nuk gjeti arme, apo eksploziv. Lagjja famëkeqe e Molenbekut, ku jane kryere edhe me pare arrestime te personave per lidhje me xhihadistet, ishte nje nga zonat e kontrolluara. Ditet e fundit ka pasur paralajmërime per sulme te mundshme terroriste. Policia belge siguroi informacionin se nje grup militantësh te shtetit islamik janë nisur nga Siria drejt Europes dhe kane planifikuar sulme ne Belgjike e France.