Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht se është muaji i Ramazanit numri i banorëve të Kosovës që duan të kalojnë fundjavën në Shqipëri, është rritur ndjeshëm dhe kjo është vërejtur këtë fundjavë në doganën e Morinës. Dyndja e pushuesve kosovarë ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së temperaturave çka favorizon kalimin e pushimeve në bregdetin shqiptar.
Fluksi është konstatuar që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në pikën e kalimit kufitar të Morinit dhe në Rrugën e Kombit ku automjete dhe autobuza me pushues Kosovarë i janë drejtuar bregdetit.Nuk ka patur radhë në kufi pasi në pikën e Morinës është kaluar pa asnjë kontroll, pasi verifikimit nga pala kosovare.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-nga-kosova-nisin-pushimet-ne-bregdetin-shqiptar/