Report TV - Nis rikonstruksioni i shkollës “Luigj Gurakuqi”, Veliaj: Është gati në shtator

2016-06-18 0

Nis rikonstruksioni i plotë i shkollës ?Luigj Gurakuqi?, e vetmja shkollë speciale për fëmijët e kryeqytetit. Shkolla është ndërtuar në vitin 1994, por për shkak të mos mirëmbajtjes gjendet në kushte tejet të degraduara, çka e ka bërë të nevojshme ndërhyrjen në të. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi nevojën për të garantuar kushte dhe standarde mësimore për dhjetëra fëmijë me aftësi të veçanta.

?Një ndër punët gjatë verës për Bashkinë e Tiranës është rikonstruksioni i plotë i shkollës ?Luigj Gurakuqi?, e vetmja shkollë speciale që kemi në qytetin e Tiranës për dhjetëra fëmijë me aftësi të veçanta. Kjo do të thotë se në qytetin e Tiranës, fëmijët i trajtojmë njësoj. Për Bashkinë e Tiranës të gjithë fëmijët janë engjëj. Ndaj, siç po ndërhyjmë në të gjitha shkollat e qytetit të Tiranës, kemi hapur edhe këtë kantier pune në shkollën e vetme speciale të të gjithë qarkut tonë?, deklaroi Veliaj.