Ora News - Arrestohet vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj në Durrës

2016-06-18 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gati dy vjet nga vrasja e biznesmenit Leonard Murataj, policia e Durrësit thotë se ka arrestuar të dyshuarin si autor të krimit. Personi i arrestuar sot më 18 qershor 2016 është Bedri Haka, 22 vjeç me banim në Krujë (Ne foto ne te majte Leonard Murataj dhe ne te djathte viktima pak minuta pas atentatit)
Ndalimi i tij u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale? Vrasja me paramendim? dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake? parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal. Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës?
?Murataj ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës? sqaron më tej policia duke e mbyllur deklaratën për shtyp me informacionin se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-i-dyshuari-i-vrasjes-se-biznesmenit-leonard-murataj-ne-durres/

Free Traffic Exchange