Report TV - Ngjarja e Kavajës, PD: Banditët me imunitet e pushtet nga Edi Rama

2016-06-18 2

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së për ngjarjen e djeshme në Kavajë ku mbeti i plagosur Kreu i Forumit Rinor të Kavajës, Kid Kazazi.

Sipas Parisë Demokratike, ngjarja nuk ka aspak motive të dobëta, por lidhet drejtpërdrejtë me politikën e Edi Ramës, më frymëzimin, mbrojtjen, imunitetin, pushtetin që krimi ka marrë prej tij. Këlliçi u shpreh se Rama e ka kthyer Kavajën në eksperimentin më të madh kriminal në vend, ku çdo zyrë e çdo karrige e pushtetit atje është në dorën e një bande të madhe me në krye Roshin.