Report TV - Drafti në Kuvend, PD: Provokim akt i përshkallëzimit të krizës

2016-06-18 0

Një ditë pas firmosjes 'pro' dërgimit të draftit të Reformës në Drejtësi për diskutim në Kuvend kreu i Demorkatëve ka reaguar mjaft ashpër. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Basha shkruan se gergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend.

Basha shkruan se "Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit."

33 deputetë me kryesimin e kryetarit të komisionit të ligjeve dhe njëherazi kreu i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa kanë firmosur peticionin.

Mes deputetëve nënshkrues janë edhe kryetari i deputetëve të LSI në Kuvend, Petrit Vasili, anëtari i komisionit të Ligjeve Tahir Muhedini
Përmes këtij peticioni, ligjvënësit i kërkojnë Kuvendit përfshirjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës kërkojnë që drafti i reformës në drejtësi të miratohet në seancën e Kuvendit brenda datës 15 korrik.

Free Traffic Exchange