Ora News – “Drejtësia”, Mediu: Kërkesa e 33 deputetëve për draftin, akti i njëanshëm

2016-06-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka cilësuar akt të njëanshëm kërkesë e 33 deputetëve të shumicës për përfshirjen në procedurat parlamentare të paketës kushtetuese për reformën në Drejtësi
Mediu: Unë nuk e di sesi mund të quhet ndryshe kur veprimi bëhet në mënyrë të njëanshme ose kapen deputetët duke i kërkuar firmën. Ndërkohë që ky është një proces që nuk është iniciative personale, por është iniciative politike e dy palëve në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
Në studion e lajmeve të Ora News, kryerepublikani paralajmëroi seçdo lëvizje e tillë prodhon konflikt politik dhe pasoja për vendin dhe procesin e integrimit.
Mediu: Jo vetëm nuk do ndihmojë në procesin e integrimit europian, por e kundërta do të krijojë probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit europian dhe për më tepër do të rrisë konfliktualitetin në Shqipëri. Një përplasje tashmë jo thjesht institucionale të pozitës dhe opozitës, por edhe më të fortë sesa kaq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-mediu-kerkesa-e-33-deputeteve-per-draftin-akti-i-njeanshem/

Free Traffic Exchange